E dhimbshme: Ndërron jetë në moshë të re tifozi i Intelektualëve, Dren Ukshini

Ka ndërruar jetë nga sëmundja e Leukemisë Akute i riu kosovar, Dren Ukshini, bëjnë të ditur familjarët e tij.

Prej një vit e gjysmë ai po trajtohej në shtetin e Turqisë, me ç’rast po luftonte me sëmundjen e tij.

Dreni njihet si një djalosh tejet pasionant dhe një tifoz i zjarrtë i Klubit Futbollistik “Drita” dhe me këtë rast ka lënë të pikëlluar mijra anëtarë ‘bardhekaltër’.

Edhe tifo grupi “Intelektualët” përmes një publikimi në llogarinë e tyre u kanë shprehur ngushëllime gjithë familjarëve dhe anëtarsisë së tyre.

“Intelektualë dhe qytetarë të Gilanit ju njoftojmë se sot ndërroi jetë një tifoz dhe kampion i vërtetë i klubit tonë.

Dreni na la zbrasur një vend në tribina por asnjëherë në zemrat tona. Do të kujtojmë gjithmonë Dren Kampioni!

Intelektualët shprehin ngushëllime familjës Ukshini dhe gjithë shoqërisë”, thuhet në njoftim.

Për këtë humbje të madhe ka reaguar edhe kryetari i AAK-së Ramush Haradinaj.

E nderuar familje Ukshini,

Zoti ju lashtë shëndosh e ju dhashtë forcë të përballoni këtë humbje të madhe. E kujtofshit birin tuaj Drenin me kujtimet më të mira. Sot, ne ndajmë dhembjen me ju për këtë ngjarje të hidhur që na pikëlloi të gjithëve, ka shkruar Haradinaj.