Një grua është gjetur pa shenja jete në banesën e saj në Lipjan.

Bëhet fjalë për Hyrije Bajrami, e cila jetonte në Gjermani, por kishte ardhur së bashku me familjen e saj për pushime në Kosovë.

Rastin e vdekjes e ka konfirmuar kunati i të ndjerës.

“Ju njoftojmë se sot pas një sëmundje të shpejtë vdiç Hyrije Bajrami, (gruaja e vëllaut, Ganiut)duke na lënë thellë të piklluar!

Për kohën e varrimit ju njoftojmë me kohë.

Me dhembje, familja Bajrami!”, ka shkruar Avni Bajrami, kunati i së ndjerës.