Një 21-vjeçare nga Prishtina ka ndërruar jetë nga koronavirusi.

Lajmi është konfirmuar nga zëdhënësja e QKUK-së, Mirlinda Qyqalla.

Ajo tha se e ndjera kishte edhe sëmundje shoqëruese.

“Bazuar ne njoftimin nga njësia e Mjekimit Intensiv Qendror, sot në orët e mëngjesit janë raportuar dy vdekje. Një paciente e lindur në vitin 2000, e cila përveç se ishte e prekur nga COVID-19, kishte edhe probleme te tjera shoqëruese shëndetësore. Përkundër kujdesit maksimal nga ekipi kujdestar, ajo nuk ka arritur te mbijetoj”, ka thënë ajo.

E njëjta para katër vitesh është përballur me një sëmundje të rëndë dhe ishte trajtuar jashtë vendit. Për të ishte kërkuar edhe ndihmë nga qytetarët.