E dhimbshme: I afërmi i familjes Bllaca shihet në lot pas vdekjes së pesë anëtarëve

Gjilani u trondit sot nga vrasja e pesë anëtarëve të familjes Bllaca.

Vrasja dyshohet se u krye nga një anëtare brenda familjes, ndërsa rrethanat mbeten ende të paqarta si dhe motivet nuk dihen.

Ngjarja ka prekur opinionin e gjerë, ndërsa një i afërm i familjes është parë duke qarë, i prekur thellë nga humbja e të afërmve të tij.

Komuna e Gjilanit ka shpallur mbajtjen e një ditë zie si pasojë e humbjes së pesë qytetarëve të këtij qyteti.

Prokuroria po punon për zbardhjen e rastit.