E dhimbshme: Bëhen bashkë maturantët që shpëtuan nga aksidenti në Fushë Arrëz

Në përvjetorin e 14 të aksidentit në Fushë Arrëz, ku humbën jetën 15 maturantë gjimnazistë të Malishevës, Komuna dje ka bërë homazhe në vendin e aksidentit.

E maturantët që ishin në atë autobusë, ditën e djeshme janë bërë së bashku për të kujtuar shokët e bankave, me të cilët ishin me vite të ulur bashkë.

“Me një pjesë të shokëve të klasës, por jo të gjithë,15 prej tyre prehën në paqe së bashku tekë varrezat e maturanteve, ndërsa pjesa tjetër jemi ne që u mblodhëm për t’i kujtuar. Lavdi e Përjetshme”, ka shkruar Bajram Thaçi në llogarinë e tij në Facebook, në kujtim të maturantëve malishevas.

Kujtojmë se, maturantët e Gjimnazit “Avdyl Frashëri”, tani Gjimnazi “Hamdi Berisha”, 14 vite më parë, përderisa ishin në ekskursion në Shqipëri, gjatë kthimit për në shtëpi, më 14 tetor të vitit 2004, janë aksidentuar në Fushë Arrëz dhe si pasojë, kanë humbur jetën 15 maturantë.