Një person është arrestuar në Podujevë pasi që e ka detyruar një të mitur që të vjedh gjëra të ndryshme nga shtëpia e saj.
Lajmi është bërë i ditur nga Policia e Kosovës:
NGACMIM
Podujevë 21.11.2021 – 12:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, nën dyshimin se i njëjti, e ka detyruar viktimën femër kosovare (e mitur), të vjedh gjësende të ndryshme nga shtëpia e saj. Me vendim të prokurorit, i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje.







