Dhuna seksuale

 E detyroi të kryente marrëdhënie seksuale pa dëshirën e saj – arrestohet i dyshuari nga Kaçaniku 

Një person është arrestuar në Kaçanik, pasi që i njëjti dyshohet se ka dhunuar një grua.

Sipas raportit të policisë rasti ka ndodhur të dielën rreth orës 15:00.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, nën dyshimin se ka detyruar viktimën femër kosovare pa dashje të kryej marrëdhënie seksuale”, ka njoftuar policia.

Viktima është dërguar në IML për ekzaminim. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.