E dënuar me 15 burg për vrasje! Një tjetër e burgosur do lirohet falë Kim Kardashian

Kim Kardashian po bën një ndryshim të madh në reformën e drejtësisë penale dhe po bën të pamundurën që të lirojë Cyntoia Brown.

Cyntoia, e burgosur për 15 vjet për vrasjen e një burri, i cili supozohet se e përdorte si skllave seksuale kur ishte 16 vjeçe, do të lirohet më 7 shtator 2019.

Kim mori avokaten e saj Shaën Holley për ta ndihmuar me fushatën për lirimin e Cyntoias, të cilën e shpërndanë edhe Rihanna, LeBron James dhe Snoop Dogg.

Pasi mori njoftimin se do të lirohet pas një beteje të gjatë ligjore, Cyntoia dha një deklaratë ku thoshte: “Unë jam mirënjohëse për gjithë mbështetjen, lutjet dhe inkurajimin që kam marrë. Jam mirënjohëse për avokatët dhe stafin e tyre, të cilët kanë kaluar kohë të gjatë për të më sjellë mua një ditë të tillë. I dua të gjithë. Me ndihmën e Zotit, jam betuar se do jetoj pjesën tjetër të jetës duke ndihmuar njerëz, kryesisht të rinj. Shpresa ime është të ndihmoj vazjat e reja të mos përfundojnë aty ku isha unë.”

Ky është rasti i dytë që Kim Kardashian arrin të nxjerrë nga burgu. Më parë, ajo liroi gjyshen e famshme Alice Marie Johnson, e cila ishte e dënuar me burigm të përjetshëm pasi ishte përfshirë në rrjetin e shpërndarjes së drogës. Madje, në maj të 2018 Kim bëri takim me Presidentin Trump për reformën e drejtësisë penale.