E dashura xheloze nuk e lë burrin të shikojë Game of Thrones

Ka shumë njerëz në botë tani që janë të obsesionuar më serialin Game of Thrones. Nëse jeni një nga ata që e përcjellni serialin e famshëm duhet ta lexoni këtë. Një i apasionuar pas serial është në probleme dhe ka nevojë për ndihëm e juaj.

Një person në rrjetin social Reddit ka kërkuar këshilla nga të tjerët pasi që e dashura e tij ia ka ndaluar të e shikojë serialin që është bërë shumë popullor. Kjo pasi në skenat e këtij filmi ka shumë vajza të bukura me gjoksin e zbuluar.

Ky djalë i pafat iu ka shpjeguar përdoruesve që e dashura e tij i ka kërkuar të mos e shohë më serialin si dhe pas një debati mes të dyve nuk i kishte folur për një kohë.

“Unë shikoj Game of Thrones. Por e dashura ime e pa për herë të aprë mbrëmë. Pastaj ajo më kritikoi se pse e përcjellja edhe unë. Nuk ka asgjë përpos gjinjëve në këto skena më thoshtë ajo”

Siç edhe pritej shumë këshilla erdhën nga përdorues të tjerë të rrjetit social.

“Kjo është një nivel i ri i xhelozisë. Jam i mërzitur nga situata jote. Ti nuk e ke gabim’’, thoshte një përdorues që donte të i jepte këshilla personit në fjalë.

Shumë këshilla i thonin përdoruesit që të mundohej të arsyetonte me të dashurën. Por kishte edhe nga ata që kërkonin të e linte të dashurën, pasi që ajo nuk e kuptonte rëndësinë e ëktij seriali.