E dashura e kryeministres serbe lind djalë

E dashura ose partnerja e kryeministres së Serbisë Ana Bërnabiq, Milica Gjurgjiq, ka lindur sot në Beograd.

Kështu bën të ditur gazeta serbe “Blic”.

“Milica Gjurgjiq ka lindur djalë. Lindja ka shkuar siç është më se miri”, kanë thënë nga kabineti i kryeministres serbe, transmeton Ballkani.info.

Mësohet se djali i është vënë emri Igor.

Të kujtojmë se kryeministrja serbe është lesbike dhe ka një kohë që bashkëjeton me Milicën. /Ballkani.info/