E dashura e Fabio Quagliarellas merr vëmendjen me pozat pranë pishinës

E dashura e Fabio Quagliarellas, Debora Salvalaggio, është duke e shijuar motin e ngrohtë, ashtu që ka realizuar një set fotografish me bikini.

Partnerja e futbollistit italian i ka ndarë disa imazhe me ndjekësit e saj në Instagram dhe njëherësh i ka reklamuar bikinit e veshura.

Debora, e cila ka lindur më 9 qershor 1985, është një modele, moderatore dhe aktore italiane.

Përvoja e saj e parë në botën e argëtimit nisi në vitin 2003 kur mori pjesë në ‘Miss Italia’ duke zënë vendin e dytë dhe duke fituar çmimin ‘Miss Eleganca’. Ndërsa më pas mori pjesë në disa programe televizive duke përfshirë edhe emisionet sportive.

Ajo ka qenë edhe pjesë e spektakleve reale televizive, ndërsa krahas shumë emisioneve, ka luajtur edhe në telenovelën “Ricci e capricci”.

View this post on Instagram

??

A post shared by Debora Salvalaggio (@deborasalvalaggio) on