Drita ka arritur të marrë një fitore të madhe në udhëtim ndaj skuadrës islandeze, Breidablik me rezultat 1:2.

Mirëpo, përkundër kësaj mysafirët po cilësohen favoritë në ndeshjen kthyese në Conference League, shkruan Ballkani.info.

Fitorja e islandezëve kap kuotën 2.40 ajo e Dritës 2.60 ndërsa barazimi 3.40.

Përballja Drita – Breidablik luhet ditën e martë nga ora 17:00 dhe gjilanasit më shumë se kurrë po përgatitet për një paraqitje të mirë në mënyrë që të kalojnë në rrethin e tretë dhe në këtë mënyrë t’i afrohen fazës Play-Off. /Ballkani.info