Arrestohen dy persona të dyshuar për veprën penale ‘’ Vjedhje’

Vushtrri, 22 maj 2022

Njësitet policore në kuadër të Stacionit Policor në Vushtrri, kanë arritur t’i arrestojnë në flagrancë dy persona të dyshuar për veprën penale ‘vjedhje ’, rast ky i raportuar rreth orës 04:00 në mëngjesin e sotëm të datës 22 maj 2022, ku cak i kësaj vjedhje ishin elektromotor dhe vegla pune në oborrin e një shtëpie në fshatin Sfaraqak.

Arrestimi i dy personave të dyshuar është bërë mbi dyshime të arsyeshme dhe provave të siguruara se dy të dëshuarit në bashkëveprim kanë kryer veprën penale ‘vjedhje’, ku nga oborri i një shtëpie në ndërtim e sipër kanë vjedhur elektromotor dhe vegla të ndryshme pune.

Në cilësi të provave materiale tek të dyshuarit janë gjetur dhe sekuestruar sendet e vjedhura, të cilat më pas i janë kthyer pronarit që i përkisnin.

Pas procedurave të interivistimit me urdhër të prokurorit të rastit, dy të dyshuarit janë liruar në procedurë të rregullt.