E cilësoi gabim refuzimin e Kurtit ndaj Ramës, Rrahmani “pushtohet” nga komentet e kritikat

Eman Rrahmani, deputet i VV-së, dje e shkroi një status, në të cilin e kritikoi vendimin e kryeministrit Albin Kurti për të refuzuar ftesën e Edi Ramës, kryeministër i Shqipërisë, për takim.

Sipas Rrahmanit, një refuzim i tillë është gabim.

“Unë e kam thënë edhe më herët që kryeministri i Republikës së Shqipërisë, Edi Rama ka bërë shumë gabim në anulimin e mbledhjes së dy qeverive, besoj që i kish kontribu në ecjen e situatës përpara dhe përmirësimin e gjendjes sikur të mbahej ai takim, mirëpo natyrisht mendoj që është edhe shumë e gabueshme mospritja e kryeministrit Rama nga kryeministri Kurti, për shkak që besoj se këto gjëra duhet të tejkalohen dhe gabimi nuk mund të përmirësohet me gabim, nëse ka gabuar kryeministri Edi Rama në Shqipëri, atëherë nuk duhet të gabojë kryeministri Kurti në Kosovë.” – shkroi ai.

E komentuesit e shumtë e kritikuan Rrahmanit për këtë qëndrim.

Një komentues me emrin Armend Musaj, i sugjeroi Rrahmanit të mendojë për dinjitetin e Kosovës.

“O zoteri deputet, duhet ta mendoni edhe dinjitetin e vendit tone.

Nese dikush tenton me na trajtu si paçaver, atehere s’duhet me pase as minimumin e respektin per te!” – shkroi ai.

Ndërsa Edon Dermaku e cilësoi këtë qëndrim të Rrahmanit si gabim.

“I nderum gabim je. Shume gabim🙂

Bile u vonu Albini ne kete drejtim!” – shkroi ai.

Ndërsa Enis Vitija i tha deputetit Rrahmani se po e shtron rrugën për analist në Debat Plus.

“Rruga per analist ne Debat Plus pom doket o kat shkon me kto veprime , votusi jot ktuh” – shkroi ai.

Ndërsa një komentues me emrin Fatmir Behrami e cilësoi me ironi si “të mençëm”.

“Shumë po t doket vetja i mençëm….” – shkroi ai./nacionale/