E bujshme: Bunjaku largohet nga Shkupi, shkak një lojtar maqedonas

Pas largimit të trajnerit Goce Sedlloski në skuadrën e Shkupit po ndodh edhe një largim.

Drejtori sportiv i kësaj skuadre, Omer Bunjaku ka dhënë dorëheqje nga detyra.

Burime të KlanMacedonia mësojnë se shkak i tërheqjes së Bunjakut nga skuadra çairase është transferimi i fundit i lojtarit Mario Mlladenovski, i cili është bërë pa dijenin e drejtorit sportiv, në këtë rast pa dijenin e Omer Bunjakut.