E bindi vajzën se është basketbollist i famshëm, ia vodhi 10 mijë euro!

Rokas Jokubaitis është një basketbollist i ri nga Zalgiris në Lituani. Por, emri i tij është keqpërdorur nga një mashtrues. Një person ka hapur profil të rrejshëm në rrjeti e “Tinder” duke përdorur emrin e tij.

Duke pretenduar se është basketbollisti lituanez, mashtruesi bindte vajzën se bëhej fjalë për basketbollistin e Zalgiris. Vajza filloj të përcjellte ndeshjet në transmetim duke përcjellur “basketbollistin”.

Mashkulli misterioz i kërkoj një ditë vajzës 10 mijë euro huq. Ajo i besoi dhe i ka dhënë këtë shumë në formë të huas.

Më pas, ai i ka bllokuar të gjitha llogaritë dhe është zhdukur. Policia ka arritur të arrestoj dje mashtruesin e quajtur Viktor Babayev.