E ardhmja e Ujkanit te Torino e pasigurtë

Samir Ujkanit do t’i skadojë kontrata me Torinon në fund të këtij sezoni.

Por, ekipi “Granata” nuk ka vendosur ende nëse do ta vazhdojë apo jo bashkëpunimin me portierin kosovar.

Aktualisht, Ujkani është portieri i tretë në Torino, ku përpara tij janë Salvatore Sirigu e Antonio Rosati.

Presidenti i klubit, Urbano Cairo dhe drejtori sportiv Massimo Bava në muajt e ardhshëm do të vendosin nëse do t’ia vazhdojnë apo jo kontratën portierit vushtrrias, por për momentin nuk kanë nisur negociatat.

Ujkani i kishte kaluar sezonet e fundit tek Rizespori në Turqi, ku nuk po gjente vend në formacionin bazë.

E këtë verë ai u rikthye në futbollin italian, ku e kishte kaluar pjesën më të madhe të karrierës