E ardhmja e Arjen Robben mund të jetë te Benfica.
Holandezi i cili ka vendosur të largohet nga Bavaria në fund të këtij sezoni ka zgjedhur pikërisht “shqiponjat” e Lisbonës për të vazhduar karrierën.
Lajmin befasues e jep e përditshmja gjermane Bild e cila qëndron shumë afër aktualitetit bavarez.
Robben pëlqehet edhe në Holandë nga Groningen mbi të gjitha por edhe nga Ajax dhe PSV Eindhoven, gjithsesi mesa duket 35-vjeçari preferon Benficën dhe do të jetë Portugalia destinacioni i tij i ardhshëm në karrierë.







