Mashtrimi

E anulon koncertin, por, Mozzik kujdeset ta bëjë ‘horë’ organizatorin

Mbrëmë në orët e vona Mozzik ka njoftuar fansat që ka anuluar koncertin në Helsinki të Finlandës. Arsyeja e këtij vendimi ishte për shkak të jo seriozitetit nga organizatori.

Ai iu kërkoi falje të gjithë atyre që planifikuan të shkonin në ketë event duke i premtuar që do të shihen së shpejti.

Pas publikimit të këtij lajmërimi ‘inbox-i’ i tij duket se është bombarduar nga mesazhet e shumta të fansave.

Ata kanë treguar që organizatori ka bërë “dallavere” me biletat e tyre.