E akuzon për përdhunim, Kathryn Mayorga i kërkon dëmshpërblim marramendës Ronaldos

Kathryn Mayorga vazhdon betejën e saj kundër Cristiano Ronaldos. Ish-modelja amerikane, në fakt pretendon se u përdhunua nga ylli portugez më 2009, në një hotel në Las Vegas, dhe tani kërkon dëmshpërblim prej 65 milionë eurosh, përfshirë kostot ligjore. “Mirror” e raporton këtë. Ronaldo kurrë nuk e ka mohuar marrëdhënien seksuale me të, por gjithmonë ka hedhur poshtë akuzat për dhunë.

Image

Mayorga, më 2010, fillimisht kishte rënë dakord të nënshkruante një marrëveshje heshtjeje për rreth 300.000 euro, për të mos e çuar çështjen në gjykatë, por më pas, pas tri vitesh, vendosi të paraqesë një ankesë të re tek autoritetet e Las Vegas, duke pretenduar se kur nënshkroi atë marrëveshje ishte e paaftë për të kuptuar.

Image