E akuzoi se i ka të pasmet silikon, Melinda i kthehet keq Taynës “Hajde m’i kafsho”

Rivaliteti mes Taynas dhe Melindës vazhdon akoma edhe pse kohëve të fundit dukej se “lufta” mes tyre kishte rënë në armëpushim.

Por jo, reperet më të suksesshme shqiptare kane vazhduar me thumba kësaj radhe përmes këngëve.

Në këngën “Wtf” Tayna kishte akuzuar Melindën se të pasmet i ka silikon.

“Ki menu ki b*th mu shty me mu po ki harru që i ki silikon”, ishte një pjesë e tekstit të Taynës, së cilës Melinda i ka reaguar po ashtu përmes tekstit të këngës.

Në një pjesë të “Ay caramba” në bashkëpunim me Nora Istrefin dhe Gjikon, ajo ia kthej keq Taynës.

“Kush është tu rrejt që i kom silikon, kush po xhelozon le tma testojë, le tma kafshojë”, thotë Melinda dhe fansat e kuptuan menjëherë se ku adresohej.