E ardhmja e Edin Dzekos mund të jetë larg Italisë.
33-vjeçari nuk po gjen zgjidhje me Romën për rinovimin e kontratës, e cila i skadon në fund të sezonit, për këtë arsye boshnjaku mendon rikthimin në Premier League.
Sipas medieve angleze, Dzekos i është ofruar ekipit të West Hamit, që e ka kërkuar edhe më parë futbollistin, i cili me fanellën e italianëve në 171 paraqitje ka realizuar 86 gola.
Në rast se palët arrijnë marrëveshjen, lojtari në Londër do të gjente ish trajnerin e tij te Manchester City, Manuel Pellegrini.







