Dyshoni se jeni prekur nga Koronavirusi, thërrisni numrin e urgjencës 194!

Nënkryetari i Prishtinës, Muhedin Nushi, ka treguar masat preventive që i ka marrë Komuna ndaj përhapjes së coronavirusit.

Ai i ka lutur qytetarët që të paraqiten fillimisht në numrin e urgjencave 194, ku mund të këshillohen se a duhet të drejtohen në Qendrën e Mjekësisë Familjare apo në QKUK.

“I lus qytetarët që të mos i drejtohet drejtpërsëdrejti Klinikës Infektive, por fillimisht të drejtohen në Qendrën e Mjekësisë Familjare. I lus që të paraqiten fillimisht në numrin e urgjencave 194. Ky është numri i urgjencave ku qytetarët mund të këshillohen se a duhet të drejtohen në QMF apo në QKUK”, tha ai për Klan Kosova.