Dyshoi se po e tradhtonte, ja si u rrah modelja serbe nga i dashuri i saj nga Turqia

Ngjarja e rëndë ka ndodhur në banesën e çiftit në Stamboll.

Modelja serbe Tanja Dukiç ka pësuar lëndime të rënda trupore pas sulmit fizik nga i dashuri i saj, Cagri Tortop në banesën e tyre në Stamboll.

Mediat serbe raportojnë se Tortop, producent i njohur turk kishte dyshuar se serbja po flirtonte me një fotograf gjatë një sesioni të realizuar së fundmi dhe ushtroi dhunë fizike ndaj saj

Dukiç në një prononcim për mediat serbe ka thënë se pas lajmërimit të policisë, Tortop ka dhënë deklarata të rrejshme se lëndimet e saja ishin të vetshkaktuara.