Njofton policia

Dyshohet se transportonte në mënyrë ilegale 39 krerë dele

Mbrëmë rreth orës 20:30, njësitet hetuese Rajonale dhe njësitet mbështetëse të  Policisë së Kosovës gjatë Implementimit të Planit Operativ, gjatë kontrollit në udhëkryqin e Rrugës magjistrale Gjilan-Kamenicë te vendi i quajtur “Dheu i bardhë” kanë ndalur kamionin me targa regjistrimi 06 drejtuar nga vozitësi shqiptar shtetas i Kosovës.

Gjatë kontrollit të dokumenteve dhe ngarkesës në kamion janë gjetur se i dyshuari po transportonte 39 krerë dele.

I dyshuari nuk ka pas as një dokument valid për transportimin e kafshëve, njofton Policia e Kosovës.

Pasi që dyshohet se kafshët ishin të kontrabanduara, në vendin e ngjarjes janë konfiskuar nga ana e policisë, kamioni bashkë me ngarkesë. Janë thirrur njësitet e AVUKU-t, po ashtu me rastin janë thirrur që të merren njësitet e Vijës së Gjelbër nga Policia e Kosovës.