Kanun Veseli

Dyshohet se theri me thikë babanë e saj, ndalohet për 48 orë vajza nga Shtimja

Një vajzë në Shtime është ndaluar për 48 orë pasi e njëjta dyshohet se ka therur me thikë babanë e saj.

Lajmin për Ballkani.info e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Ferizajt, Kanun Veseli.

Veseli ka treguar se vajza është dërguar në qendrën e ndalimit në Ferizaj.

“Me datë 06.05.2024 rreth orës 21:40  policia e Shtimes ka pranuar një informatë së në Shtime është një rast i lëndimit trupor. Pas një mosmarrëveshje dy persona kanë marrë  lëndime të lehta trupore, ndërsa dyshohet se njëri person është lënduar me mjet të mprehtë-thikë nga vajza e tij”.

“Palët e involvuara në rast dërgohen për tretman mjekësor në qendrën emergjente në Shtime. Lidhur me rastin është kontaktuar dhe njoftuar prokurori kujdestar, dhe me urdhrin e tij e dyshuara ndalohet për 48 orë dhe dërgohet në qendrën e ndalimit Ferizaj”, ka thënë Veseli./Ballkani.info/

LEXO EDHE: