Kryeministri finlandez, Juha Sipila, ka thënë se sinjalet GPS në hapësirën ajrore në veri të vendit janë ndërprerë gjatë stërvitjeve të NATO-s në Skandinavi.

Kryeministri Sipila ka bërë të ditur se sinjalet janë penguar me qëillim dhe e ka akuzuar Rusinë për këtë gjë, shkruan BBC News, transmeton Klan Kosova.

Finlanda nuk është anëtare e NATO-s, mirëpo është pjesmarrëse në stërvitje të cilat filluan gjatë muajit të kaluar të këtij viti.

Edhe Norvegjia është ankuar se ka pasur probleme me GPS gjatë trajnimeve pranë kufirit me Rusinë.

“Është e vështirë të thuhet se cilat janë arsyet, por ka arsye të besohet se ky pengim është kryer jashtë kufijve të Norvegjisë”, ka deklaruar drejtori i Aviadionit Civil të Norvegjisë, Wenche Olsen.

Marrëdhëniet midis NATO-s dhe Rusisë janë të tensionuara qëkur Rusia aneksoi Krimenë nga Ukraina në vitin 2014.