Lajmi I fundit

Dyshohet së një e mitur është abuzuar dhe dhunuar në Gjakovë, Policia ndalon dy të dyshuar

dhunuar nga persona të panjohur në Gjakovë.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë, Sheremet Elezaj.Elezaj tha se viktima ka raportuar se është abuzuar dhe dhunuar në lokacione të ndryshme nga persona të panjohur.

Tutje, bëhet e ditur se janë arrestuar një burrë dhe një grua pasi dyshohet se kanë qenë të përfshirë në rast.

Lidhur me rastin, Elezaj ka treguar se janë marrë veprime e nevojshme hetimore dhe dy të dyshuarit janë ndalur në mbajtje si dhe është iniciuar rast “Keqtrajtim apo braktisje e fëmijës” dhe “Dhunim” .

“Me datën 13.10.2023 rreth orës 09:00 viktima, femër (fëmijë), gjatë dëgjimit policor në prezencën e akterëve të nevojshëm ka treguar se ishte abuzuar dhe dhunuar nga persona të panjohur në lokacione të ndryshme. Lidhur me rastin janë arrestuar dy persona, një femër dhe një mashkull të moshës madhore, mbi dyshimin se janë të përfshirë në rast. Veprimet e nevojshme hetimore janë kryer në koordinim me prokurorin e shtetit, me vendimin e të cilit të dyshuarit janë ndalur në mbajtje si dhe është iniciuar rast “Keqtrajtim apo braktisje e fëmijës” dhe “Dhunim””, deklaroi Elezaj.