Lajmi i fundit

Dyshohet se një 18-vjeçar është vetëvrarë sot në Deçan

Një person i gjinisë mashkullore 18-vjeç dyshohet se është vetëvrarë në fshatin Llukë të Deçanit.

Lajmin për vdekjen e tij e ka konfirmuar për Ballkani.info zëdhënësi i Prokurorisë Themelore të Pejës, Shkodran Nikçi.

“Me urdhër të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar për obduksion”, tha Nikçi.