Pasditen e sotme rreth orës 18:00 , Njësia e Hetimeve të stacionit policor në Ferizaj nga Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj, pas një pune intensive hetimore, ka arritur të arrestojë tre persona me inicialet : A.SH ( M/K) i moshës 20 vjecar , F.R (M/K) i moshës 24 vjeçar dhe E.R (M/K) i moshës 19 vjeçar, me dyshimin se për një periudhë të caktuar kohore kanë kryer pesë raste të vjedhje në lokacione të ndryshme në Ferizaj.

Policia ka njotuar se në lidhje me këtë, tre personat e dyshuar janë shoqëruar në stacionin policor në Ferizaj dhe pas intervistimit të tyre, në prani edhe të avokatit mbrojtës, të tre këta të dyshuar janë dërguar në mbajte për 48 orë për procedura të mëtejme hetimore.