Dyshohet se djali theri me thikë babanë në Mitrovicë, policia jep detaje

Sot gjatë ditës është raportuar se një person në Mitrovicë e ka ther me thikë babanë e tij në rrugën “Mbretëresha Teutë”, në Mitrovicë.

Sipas policisë, një i dyshuar e ka ther me thikë një 58-vjeçar, me një mjet të mprehët.

I lënduari është duke u trajtuar në Spitalin Rajonal në Mitrovicë.

Rastin për Express, e ka konfirmuar Avni Zaiti zëdhënës i policisë për rajonin e Mitrovicës.

“Reth orës 09:40 është raportuar një  rast për lëndim trupor  i ndodhur në rrugën “Mbretresha Teutë” në  Mitrovicë. Nga informatat e para raportohet se  viktima (rreth 58 vjeçar) ka marrë lëndime trupore nga një mjet i mpreht   (thikë)  i lënduari po trajtohet në Spitalin Rajonal në Mitrovicë, Policia  ka nisur hetimet për identifikimin dhe arrestinin e personit të dyshuar”, ka thënë ai