Një person është arrestuar pasi dyshohet se ka dhunuar një të mitur.
Në raportin e Policisë së Kosovës thuhet se rasti ka ndodhur mëngjesin e së hënës në Pejë.
“DHUNIM/Pejë 26.06.2023 – 09:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar nën dyshimin se ka kryer rastin e dhunimit ndaj viktimës së mitur femër kosovare”, thuhet në raportin e PK-së.
Lidhur me rastin është njoftuar prokurori dhe me vendim të tij i dyshuari është dërguar në mbajtje./Ballkani.info







