Dyshohet për të plagosur me armë zjarri në tregun e Mitrovicës

Në tregun e Mitrovicës dyshohet që një person të jetë qëlluar me armë.

Dëshmitarë nga vendi i ngjarjes i kanë thënë ‘Jepi zë’, se një person është qëlluar me armë.

Në vendin e ngjarjes kanë dalur edhe Policia e Kosovës dhe ekipet tjera.

Shaqet dhe detaje tjera ende nuk dihen. Gjithsesi, Ballkani.info do t’iu mbajë të informuar për çdo informacion të ri nga ky rast.