Dyshohet për një vetëvrasje në qendër të Prishtinës, e konfirmon Policia

Një person dyshohet se ka vrarë veten në qendër të Prishtinës. Ngjarja ka ndodhur në rrugën “Garibaldi”.

Sipas “Zërit” nga policia në vendin e ngjarjes është konfirmuar se një person është vetëvrarë. Ende nuk dihen motivet e ngjarjes.

Express do të ju mbaj të informuar për këtë rast. 

Rastin e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë. Flora Ahmeti. Ajo për Express tha se bëhet fjalë për një mashkull.

Rreth orës 09:30 kemi pranuar informatën për një person pa shenja jete në një zyrë në rrugën ”Garibaldi” në Prishtinë.

Menjëherë njësia policore dhe ekipi mjekësor kanë dalë në vendngjarje, ku nga ekipi mjekësor është konfirmuar se personi (mashkull) është pa shenja jete. Aktualisht hetuesit policor në koordinim me prokurorinë kanë nisur hetimin për rrethanat qe karakterizojnë ngjarjen”, ka thënë ajo.