Dyshohet për një bombë në lagjen “Bregu i Diellit”

Policia e Kosovës sot rreth orës 12:00 ka marrë informatën se në lagjen “Bregu i Diellit” është gjetur një mjet i dyshimtë që dyshohet të jetë shpërthyes.

Zëdhënësi i policisë për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci ka thënë se policia ka dalë menjëherë në vendin e ngjarjes.

“Rreth orës 12:00 është pranuar informata se në lagjen “Bregu i Diellit” në Prishtinë është gjetur një mjet i dyshimtë që dyshohet të jetë mjet shpërthyes.

Menjëherë pas marrjes së informatës policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme të sigurisë”, ka thënë Borovci.