Një kanosje me thikë dyshohet se ka ndodhur të enjten në mesditë në një shkollë të Prishtinës.
Rastin e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, e cila tha se njësitë përkatëse policore po e trajtojnë rastin në koordinim me prokurorin dhe Qendrën për Punë Sociale.
Ajo nuk ka bërë të ditur se për cilën shkollë bëhet fjalë.
“Sot rreth orës 12:20 është raportuar për një kanosje me thikë në një shkollë në Prishtinë. Njësitet përkatëse policore në koordinim me prokurorin dhe Qendrën për Punë Sociale janë duke e trajtuar rastin”, ka thënë ajo.
VIDEO BONUS:







