Dyshohet për bombë në Spitalin e Pejës, mjekët vërejtën mjetin shpërthyes në xhepin e pacientit

Policia Rajonale e Pejës është informuar për një mjet shpërthyes në Spitalin e Pejës.

Dyshohet se stafi mjekësor e ka vërejtur një mjet shpërthyes në xhepin e jaknës së një pacienti.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Pejës, Fadil Gashi.

“Rreth orës 12:40 policia është njoftuar se në Spitalin Rajonal në Pejë stafi mjekësor gjatë kontrollit të një pacienti në xhepin e tij të jaknës ka vërejtur një mjet shpërthyes. Policia menjëherë ka dal në vendin e ngjarjes dhe ka bë sigurimin e vendit të ngjarjes dhe janë larguar njerëzit nga lokacioni për shkaqe sigurie, tha Gashi.

Ai tha më tej se tash ka mbërritur edhe njësiti për deminimin e mjetit.