Dyshohet për 38 të infektuar në Vushtrri, testohen sot

Pas 9 rasteve të reja me koronavirus në Vushtrri, sot do të testohen mbi 39 kontakte të të infektuarve.

Lajmin për Sinjalin e ka konfirmuar drejtori i Shëndetësisë në Vushtrri, Sylejman Meholli.

“Do të testohen 38 kontakte të të infektuarve”, ka thënë Meholli

Dy ditët e fundit janë konfirmuar edhe 9 raste të reja me koronavirus në këtë komunë, sipas kryetarit të kësaj komune, Xhafer Tahiri, këto raste po shënojnë valën e dytë të përhapjes në Vushtrri.

Në Vushtrri janë konfirmuar gjithsej 33 raste me Covid-19, 1 prej tyre ka vdekur dhe 9 raste janë aktive, prej tyre edhe dy punëtorë shëndetësorë.