Dy persona janë arrestuar në Komoran pasi dyshohen se janë rrahur mes vete shkaku i një mosmarrëveshje verbale.

Në raportin 24 orësh të Policisë, thuhet se rasti ka ndodhur të hënën rreth orës 22:55 dhe është iniciuar si “Lëndim i lehtë trupor””, raporton “Betimi për Drejtësi”.

Njoftimi i plotë:

“Komoran, Gllogoc /01.04.2024-22:55. Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovarë pasi të njëjtit pas një mosmarrëveshje verbale janë rrahur mes vete dhe si pasojë kanë pësuar lëndime trupore. Dy të dyshuarit kanë pranuar tretman mjekësor dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftim. /Ballkani.info