LAJMI I FUNDIT

Dyshohen për dhunimin e një 13-vjeçareje në Malishevë, ndalohen për 48 orë dy të dyshuar

Një e mitur 13-vjeçare e cila të dielën ishte raportuar e zhdukur dyshohet se është dhunuar nga dy persona.

Të dyshuarit sipas Policisë janë ndaluar për 48 orë.

Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi, ka thënë se të dielën viktima është raportuar si rasti është duke u hetuar.

“Dje me datën 10 mars, viktima (fëmijë), është raportuar si person i zhdukur në stacionin policor në Malishevë. Policia ka identifikuar lokacionin ku gjendet, ku dyshohet se është dhunuar viktima, janë arrestuar të dyshuarit janë intervistuar dhe pas intervistimit me urdhër të janë ndaluar për 48 orë, rasti është duke u hetuar”, ka thënë Gashi.

Në raportin e Policisë të dërguar të hënën, rasti ishte iniciuar si “person i zhdukur”.

“Raportohet se viktima femër kosovare, kishte dalë nga shtëpia dhe se nuk dihet për lokacionin e saj. Me datë 11.03.2024 rreth orës 00:50 njësitet e hetuesi ka lokalizuar viktimën e cila ishte e shoqëruar nga dy të dyshuarit meshkuj kosovarë. Rasti është duke u hetuar”, thuhej në raportin e Policisë.