Publikuar me 5 Tetor 2018 ora 18:15

Dyshja shqiptare në aksion, Uzuni asiston Kastrati shënon

Lirim Kastrati ka vazhduar shkëlqimin në futbollin kroat.

Por përveç sulmuesit nga Kosova po shkëlqen edhe bashkëlojtari i tij tek Lokomotiva e Zagrebit, Myrto Uzuni.

Dyshja shqiptare kanë bërë një aksion fantastik në ndeshjen e sotme që Lokomotiva e humbi në udhëtim tek Zapresic 2-1.

Ishte minuta e 14-të kur një bashkëveprim i shqiptarëve solli golin e parë në ndeshje.

Sulmuesi nga Shqipëria, Myrto Uzuni asistoi bukur për Kastratin i cili lehtësisht shënoi për 0-1.

Goli ndaj Zapresic ishte i shtati këtë kampionat për sulmuesin nga Kosova, Lirim Kastrati.

19-vjeçari pas paraqitjeve të shkëlqyera në kampionatin kroat ka marrë ftesë nga Përfaqësuesja A e Kosovës për dy ndeshjet e radhës ndaj Maltës dhe Ishujve Faroe.

Vlen të ceket se goli i sotëm e ngritë Kastratin në krye të golashënuesve në elitën e futbollit kroat.

Lirim Kastrati Goal Vs Zapersic 05-10-2018 on Vidnews.

Lajme të tjera

Tjera në

Të rejat

Autotech

Më Të Lexuarat