Dyshimet për dhunimin e dy të miturave në Istog dhe Klinë, Prokuroria jep detaje

Dy vajza të mitura janë dhunuar seksualisht.

Në Istog dhe Klinë kanë ndodhur dy dhunime ndaj dy vajzave të mitura.

Prokuroria e Themelore e Pejës tashmë ka nisur hetimet për këto dy raste dhe deri më tani janë arrestuar dy të dyshuar.

Prokuroria ka bërë të ditur se i dyshuari i rastit në Klinë është i mitur dhe për këtë arsye tashmë Departamenti për të Mitur, ka bërë sot kërkesë për caktimin e masës se paraburgimit në Gjykatë Themelore të Pejës, për veprën penale “Dhunimi” nga neni 227, të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

Njoftimi i plotë i Prokurorisë, pa ndërhyrje:

Ndalohen dy persona në dy raste të ndara për veprën penale “Dhunimi”

Pejë, 12 shtator 2022 – Prokuroria Themelore në Pejë, njofton opinionin publik se me urdhër të Prokurorit të Shtetit, gjashtë 24 orëve të fundit, në dy raste të ndara, ka ndaluar dy  (2) persona  nën dyshimin se të njëjtit kanë  kryer veprën penale “Dhunimi”

Në rastin e parë Prokurori i Shtetit ka ndaluar të dyshuarit F.SH, nën dyshimin se i njëjtit ka dhunuar një të  mitur në komunën e Klinës.

Prokuroria Themelore në Pejë, Departamenti për të Mitur, ndaj të pandehurit (F.SH) ka bërë sot kërkesë për caktimin e masës se paraburgimit në Gjykatë Themelore të Pejës, për veprën penale “Dhunimi” nga neni 227, të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

Ndërsa në rastin e dytë, me urdhër të Prokurori të Shtetit është ndaluar i dyshuari M.Z., nën dyshimin se i njëjtit ka dhunuar një të mitur nga komuna e Istogut gjatë muajit të kaluar.

Po ashtu, gjatë ditës se sotme, Prokurori i Shtetit për të pandehurin M.Z., do bëjë kërkesë për caktimin e masës se paraburgimit në Gjykatën Themelore të Pejës.

Lidhur me këto çështje penale, Prokuroria Themelore në Pejë, në koordinim me të gjitha institucionet relevante, do t’i ndërmerr të gjitha veprimet e nevojshme hetimore për ndriçimin e gjitha rrethanave të këtyre veprave penale.