Dyshimet e para pas autopsisë: 12 vjeçari rom u abuzua seksualisht nga pedofilët

Pasditen e së enjtes, një 12 vjeçar është gjetur i vdekur, i mbështjellë me një batanije, afër kontejnerëve të mbeturinave.

Në trupin e pajetë të 12 vjeçarit, i cili i përkiste komunitetit rom, ishin gjetur edhe shenja dhune.

Periskopi ka mësuar se në bazë të të gjeturave të Mjekësisë Ligjore pas obduksionit bëhet fjalë për abuzim seksual të fëmijës nga pedofilët.

Sipas informatave të siguruara nga Periskopi ‘fëmija rom është dhunuar seksualisht’, e më pas ‘është mbytur pas goditjes me mjet të rëndë në kokë’.

Periskopi mëson se trupi i pajetë i viktimës ka qenë i dëmtuar jashtëzakonisht shumë, sidomos në pjesën e pasme [prapanicë], ku është kryer dhunimi. Lëndime edhe më të rënda mësohet se ai ka pasur në kokë ku është goditur me një mjet të rëndë, pas aktit të dhunimit.

Të njëjtat burime për Periskopin kanë konfirmuar se këtë informatë të Mjekësisë Ligjore tashmë e posedon edhe Policia e Prokuroria dhe se hetimet po zhvillohen në këtë drejtim.

Se në trupin e pajetë të 12 vjeçarit kishte edhe shenja dhune e ka konfirmuar edhe Prokuroria, të cilët kanë thënë se hetimet janë duke vazhduar.

“Po ka pasur shenja të dhunës në kokë. Ne ende po presim nga mjekësia ligjore që të dalë me një raport për shkaqet e vdekjes. Deri tash, jemi duke i kërkuar personat që dyshohet se kanë të bëjnë me vrasjen,” kishte thënë prokurori i rastit, Hivzi Bajraktari.

Me burime brenda Policisë ishte raportuar nga mediat se lidhur me rastin po kërkohej një person i komunitetit rom, i lindur në vitin 1999, që dyshohet se është i përfshirë në këtë rast.

Për rastin kishin folur edhe familjarët e tij.

E ëma e tij kishte thënë se atë ditë, djalin nuk e kishte parë prej mëngjesit dhe se dikush e kishte sulmuar atë.

“Djali jem është i lëndum. Tash duhet me gjet qat njeri se kush i ka mshu. Atij i kishin ra në qafë. Edhe në ftyrë kish sheja. Edhe trupin e kish të lëndum”, ka thënë ajo.

Një pastrues që kishte vërenjtur trupin e pajetë të 12 vjeçarit kishte thënë se ai ishte i mbështjellë me batanije dhe se me të vërenjtur atë, kanë njoftuar Policinë.

Ende nuk dihet nëse arrestuar dikush lidhur me këtë rast që shokoi opinionin.

loading…