Dyshime se qentë endacakë në Prishtinë po helmohen qëllimshëm

Tash e disa ditë qentë endacakë në parkun e qytetit në Prishtinë po gjenden të ngordhur. Fondacioni për të Drejtat e Kafshëve dyshon se dikush po i helmon qentë, duke u hedhur mish të helmuar.

“Tash e disa ditë me radhë, aktivistët për mirëqenien e kafshëve në Prishtinë kanë ngritur shqetësimet për helmim të qëllimshëm të qenve në parkun e qytetit. Abuzimi dhe vrasja e qenve është veprim i dënueshëm me gjobë dhe burg sipas Kodit Penal të Republikës së Kosovës. Këto veprime, përveç që janë mizore dhe kriminale, nuk e zgjidhin problemin me numrin e madh të qenve endacakë në Kosovë”, thuhet në reagimin e kësaj shoqate.