Dyshime se konkurrenti i ri i “Për’puthen” ka qenë i martuar

Konkurrenti më i ri i “Për’puthen” i cili hyri të dielën, Rinian Leka, ka deklaruar se kishte një lidhje të gjatë e cila nuk funksionoi dhe iu bashkua këtij emisioni.

33-vjeçari ka jetuar në Itali, ndërsa tani është rikthyer të jetojë në Shqipëri saktësisht në Rrëshen të Mirditës, po nga i njëjti vend është edhe konkurrentja Lediana.

Në disa foto të publikuar në llogarinë e tij personale në “Instagram”, shihet në një foto me një bebe të vogël dhe ajo që vërehet është një unazë në gishtin e katërt i cili është tradicionalisht i fejesës dhe martesës.

Ai në natën e parë të emisionit “Për’puthen Prime”, kishte treguar për një lidhje të gjatë por ai nuk e kishte cekur se a ka qenë i fejuar apo i martuar.