Dyqani i aplikacioneve Google Play pushtohet nga ngjyra e bardhë

Google ka filluar të ofrojë për përdoruesit një ridizajnim masiv të Google Play Store. Ky dizajn është shfaqur disa herë në testime të kufizuara në muajt e kaluar, por tashmë duke se është gati për të gjithë.

Pamja e re është në një linjë me “Dizajnin Material” që Google solli me android 9 Pie vitin e kaluar. Ky stil përdor faqen zyrtare të Google.com si inspirim dhe rezultatet janë shumë të bardha.

Është po i njëjti dizajn i lançuar në Gmail në fillim të vitit, prezent në Android P dhe do të vijojë me Android Q.

Play Store shet aplikacione, libra, filma dhe muzikë dhe dizajni i kaluar kishte plot ngjyra mes seksioneve të ndryshme. Tashmë aplikacioni është me një dizajn njëngjyrësh thuajse.

Përveç pamjes së re, aplikacioni ofroni mbështetje për panelin e ri të navigimit me gjeste duke e bërë transparent. Në faqen kryesore tabet e përmbajtjeve janë në fund të aplikacionit. Katër tabet mbeten “Games” , “Apps”, “Movies & TV” dhe “Books” ndërsa mungon tabi “Music.”

Së bashku me Play Store presim që shohim ridizajnimi të njëpasnjëshme me aplikacionet e Google në javët në vijim. Kompania ka premtuar një “Dark Mode” për secilin, funksion që do të jetë i disponueshëm edhe në nivel sistemi në Android Q.

loading…