Ndeja në Vushtrri nuk i shkoi edhe aq keq. Por nga ndeja që pati ministri Faton Peci, del se dikur mashtronte qytetarët.

Kjo pasi në tavolinën ku ai po qëndronte, disa nga ata që po rrinin me te gjersa ky po ua kërkonte votën po pinin duhan pa asnjë problem.

Kujtojmë kohën kur ishte vet Peci ai që e pati stërlodhur publikun me mburrjet e tij për gjobat që po shqiptoheshin për pirjet e duhanit në hapësira të mbyllura.

Por krejt çka u desh që dyfytyrësia e tij të dilte në pah, ishte kjo kohë fushate.

Shumë qytetarë e biznese patën paguar gjoba për diçka të tillë, kurse sot për pak vota Peci mbyll sytë madje thotë se aty po gjallnon muhabeti e me çaj i shtohet lezeti.