Dyfytyrësha: Flasin për klimë, por në Alpe shkojnë me 1500 aeroplanë privatë dhe helikopterë

Ndryshimet klimatike? Duket se këtë nuk e kanë shumë problem elita e cila masovikisht arriti në Davos me aeroplanë privat.

Në Davos do të flitet për ndryshimet klimatike dhe aty do të marrin pjesë liderët nga e gjithë botë.

Drejtorët ekzekutivë të shumë kompanive dhe liderët botërorë thonë se janë të brengosur më shumë se kurrë kur bëhet fjalë për ndryshimet klimatike, transmeton Ballkani.info.

Por, kjo nuk i ndalon ata që të shkojnë me aeroplanë privat, dhe këtë vit me numër rekord.

Pratikisht shkuarja me aeroplan privat e jo me fluturime komerciale tregon se ata nuk janë fare të brengosur për shkak të emetimit të amdh të gazrave të dëmshëm.

Mediat botërore raportojnë se rreth 1500 fluturime të aeroplanëve privatë janë planifikuar për këtë javë në Formumin Ekonomik Botëror në alpet Zvicerane, edhe pse pikërisht aero-komunikacioni është identifikuar si njëri nga problemet klimatike.

Shumica e pjesëmarrësve arrijnë në Davos me vetura ose trena, pas daljes nga aeroporti siç është ai i Cyrihut, por shumë drejtorë dhe liderë qeveritarë marrin helikopter që ta kursejnë kohën. /Ballkani.info/