Në prag të sfidës me Atletico Madridin, sulmuesi i Juventusit, Paulo Dybala ka dhënë një prononcim për faqen e UEFA-s ku ka prekur një sërë temash.

Ronaldo apo Messi?

“Unë kam pasur shansin të luaj bashkë me Lionel Messin [me Argjentinën] dhe tani po luaj me Cristiano Ronaldon, nuk ka shumë prej nesh që e kanë pasur këtë mundësi, është gjë pozitive sepse gjithmonë mund të mësosh nga më të mirët.

Ronaldo është një djalosh i qetë dhe normal, ashtu si ne. Pavarësisht nga të gjitha që ai ka arritur gjatë gjithë karrierës së tij, ai gjithmonë ka qenë shumë i këndshëm në dhomat e zhveshjes, gjë që na ndihmon të ndihemi mirë kur jeni pranë një lojtari si ai. Unë e krahasoj atë me Leo Messin, sepse të gjithë e bëjnë, dhe unë mendoj se ata janë dy lojtarë të jashtëzakonshëm, siç thashë, mëson gjëra të mëdha nga lojtarë dhe njerëz si ata, si në fushë dhe jashtë saj”, tha Dybala.

Sa i përket ndeshjes në Madrid sulmuesi argjentinas u shpreh se tashmë e njohin stilin e lojës së Diego Simeone dhe e din se do jetë një ndeshje e vështirë, por vlerëson se ekipi i tyre është në nivel shuam cilësor. Dybala thekson se Atletico ka mbrojtje të mirë dhe është e frikshme në kundërsulm, e njëjta gjë vlen edhe për Juven sipas tij.