Tri vjet nga vdekja tragjike e dy policëve në Kaçanik

Sot janë bërë tri vjet qëkur kanë ndërruar jetë tragjikisht dy policët, Armend Trena dhe Malsor Dashi, në Grykën e Kaçanikut.

Ata kishin rënë të shtunën e 28 prillit 2018 në humnerë në magjistralen Kaçanik – Han i Elezit.

Policia dhe FSK-ja i kanë kërkuar ata deri në gjetje e tyre. Në nderim të tyre Komuna e Kaçanikut kishte shpallur ditë zie.